Sadiku kalon nga “spanjishtja” tek turqishtja”, vazhdon karrierën tek Erzurumspori!

Pritej që të sistemohen pikërisht këto ditë. Armando Sadiku, përveç gëzimit për rikthim në kombëtares pas dëmtimit, provoi edhe një lehtësim sepse gjeti skuadrën se ku do të vazhdojë karrierën. Kjo do të jetë Erzurumspori, ekipi që vjet u shpall kampione e nivelit të dytë të futbollit në Turqi, dhe që këtë sezon do të jetë në Superligë. Ky është niveli ku Sadiku dëshiron dhe meriton të luajë.

Vetë klubi turk e njoftoi realizimin e transferimit në faqen e tij zyrtare, dhe sulmuesi do të bashkohet me shokët e rinj pas ndeshjes së dytë me kombëtaren. Në moshën 29-vjeçare Sadiku mund të japë ende shumë, dhe forma e tij ka qenë shumë e mirë, siç ndodhi në Spanjë, ku luajti në Ligën e dytë në radhët e Malagës. Lojtari i kombëtares luajti 36 ndeshje dhe realizoi 13 gola, duke qenë shënuesi më i mirë i ekipit. Në ekipin përfaqësues, Sadiku ka qenë sulmuesi më i mirë i viteve të fundit me 12 rrjeta në 37 paraqitje, duke qenë golshënuesi kryesor ndër lojtarët aktivë.

Sfidanti.al