Kur drejtonte ekipin përfaqësues në mbrojtje pati emra të tjerë. Xhani De Biazi ka njohur Lorik Canën e Mërgim Mavrajn, mes të tjerëve, ndërsa një djalosh fare të ri si Marash Kumbulla, e ka ndjekur më shumë nga televizori. i lumtur për debutimin e tij vitin e kaluar në kombëtaren shqiptare, ish-trajneri i saj, jep rekomandimin e tij të rëndësishëm për teknikun e Interit, Antonio Konte.
“Kumbulla është gati për hapin e madh, – thotë De Biazi, – ka personalitet dhe karakter të fortë për t’ia dalë edhe në një skuadër të madhe si ajo e Interit. Kur ishte vetëm 17 vjeç, e kam ndjekur në kombëtaret e moshave, dhe askush nuk mendonte se do të kishte një shpërthim të tillë. i mjaftoi vetëm një sezon për t’u bërë një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A”.
Kumbulla ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet si titullar tek Verona, duke u dalluar në qendër të mbrojtjes, duke shënuar edhe gol, e duke ndihmuar sulmin. Ai pëlqehet nga shumë klube, mes të cilëve Interi, Napoli, Çelsi, Evertoni apo Dortmundi, me milanezët që jepen si favoritë për ta marrë, ndërsa kartoni mund të arrijë në 25-30 milionë euro.
“Për Interin, ai mund të jetë padyshim i rëndësishëm, – thotë De Biazi, – ka fizik të fortë, të djathtë natyrale, por përdor edhe të majtën, i zoti me kokë, jo shumë i shpejtë, por mjaft pozicional, partner ideal për çdo mbrojtes”. De Biazi vlerëson se klubet e Serisë A mund të mbështeten pa frikë edhe te Kumbulla, por edhe tek Amir Rrahmani, mbrojtësi i Veronës dhe i Kosovës.
Sfidanti.al