Franca, i thotë ‘stop’ futbollit deri në gusht; Ligue 1 anulohet

Sezoni 2019/2020 I Ligue 1, por edhe i Ligue 2 nuk do të rinisë më. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga RMC Sport dhe më pas u konfirmua nga kryeministri francez Edouard Phillipe në Asamblenë Kombëtare.

‘Sezoni 2019/2020 për sported profesioniste duke përfshirë këtu edhe futbollit, nuk do të rinisë-tha kryeministri Phillipe.

Që do të thotë se kampionati francez do të rinisë në shtator me sezonin e ri. Për momentin nuk ka informacione se cfarë do të bëhet për dhënien e titullit, ngjitjet dhe rëniet nga kategoria e sidomos skuadrat e kualifikuara për në kompeticionet evropiane, por ajo që është e sigurt se ky lajm me shumë mundësi do të shkundë futbollin evropian duke qenë se Ligue 1 është një ndër 5 kompeticionet më të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër

Kampionati i Ligue 1 nuk do të nisë deri në 1 shtator, por mbetet e hapur ende cështja e stërvitjeve dhe kompeticioneve evropiane që për momenin janë parashikuar në muajin gusht. Qeveria franceze ka ndaluar praktikimin e sporteve në hapësirë duke ndaluar edhe stërvitjet, por nuk është e qartë sesa do të zgjasë kjo. A do të mund Lyoni që duhet të luajë sfidën e kthimit me Juventusin e PSG që është kualifikuar për në cerekfinale të Champions League që rifillojnë përgatitjet për sfidat e tyre evropiane?

Sfidanti.al