Beqaj e Strakosha, shqiptarët janë portierët më të mirë në historinë e Ionikosit!

Nuk është e lehtë për një shqiptar të triumfojë në Greqi, por edhe anasjelltas. Gjithsesi, tifozët e Ionikosit të Athinës nuk kanë ngurruar që të votojnë si portierët më të mirë në historinë e ekipit të tyre pikërisht dy shqiptar. Numri 1 u përcaktua Arjan Beqaj, shqiptari nga Prizreni i Kosovës, që luajti për Ionikosin në vitet 2003-2006, pasi veshi fanelën e Lirisës ë Prizrenit, Partizanit të Tiranës dhe OFI-t të Kretës. Beqaj mori 75 për qind të votave, ndërsa mbahet mend përveçse për pritjet, edhe për golin e shënuar në minutën e fundit të një ndeshjeje duke shmangur humbjen e skuadrës. Ai luajti 43 ndeshje për kombëtaren e Shqipërisë.

I dyti në renditjen e tifozëte athinjotë ishte portieri tjetër i dikurshem i kombëtares shqiptare, Foto Strakosha. Ish-kapiteni kuqezi ishte tek Ionikosi në sezonet nga 1999 deri në 2002. Ai luajti plot 73 herë për kombëtaren, dhe mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj. Babai i portierit të sotëm të kombëtares, Tomas Strakoshës, e nisi karrierën për Minatorin e Memaliajt, pastaj vazhdoi me Dinamon e Tiranës, Janinën, Etnikosin e Pireut, Olimpiakosin, Panioniosin, Ionikosin, Kalithean, Kallamatën, Etnikosin e Asterasit, Proodheftiqinë dhe sërish me Panioniosin, ku mbylli karrierën 20-vjeçare.

Sfidanti.al