Problemet shtohen për trajnerin e Sylvinho në prag të sfidës së rëndësishme të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 ndaj Polonisë. Kombëtarja shqiptare rrezikon të paraqitet me mungesa të rëndësishme në repartin ofensiv, pasi lista e të dëmtuarve është zgjeruar edhe më shumë. Pas shqetësimeve fizike të Armando Broja dhe Mirlind Daku, në listën e kuqezinjve është shtuar edhe Rey Manaj. Sulmuesi i Sivasspor mungoi në ndeshjen e fundit të skuadrës turke ndaj Hatayspor për shkak të një dëmtimi muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë. Klubi turk ka konfirmuar zyrtarisht dëmtimin e Manajt, por pa dhënë detaje mbi shkallën e tij apo kohën e rikuperimit. Sipas njoftimit, gjendja e sulmuesit po monitorohet nga stafi mjekësor dhe do të vlerësohet dita-ditës.
sfidanti.al

