Kombëtarja e nisi si “gjysmagjel”, vetëm 9 lojtarë në grumbullimin e Polonisë pa … Rejën!

Gjithçka nis aty ku do të luajmë sfidën e parë. Kombëtarja shqiptare fillon përgatitjet për tri ndeshjet eleminatore të Botërorit, ndërsa grumbullimi është në Varshavë të Polonisë. Me ekipin janë bashkuar që të dielën një pjesë e madhe e lojtarëve. Gjimshiti ka ardhur nga Itali, Uzuni e Roshi nga Hungaria, po ashtu Cikalleshi e Çekiçi nga Turqia apo Ramadani, Trashi apo Balaj. Me ta, edhe mbrojtësi i Tiranës, Hoxhallari, lojtari i vetëm i Superligës shqiptare i thirrur për këto ndeshje. Ata kanë punuar me zv. trajnerin Bulku, me trajnerin e portierëve Bozhiqi si dhe me përgatitësin atletik.

Seanca e parë stërvitore ka qenë më shumë me ngarkesa të lehta, me nxemje, me vrapime të ngadalshme, ushtrime të ndryshme fizike, pak përdorim të topit. Gjatë ditës së sotme pritet që me ekipin të bashkohen edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë të impenjuar me skuadrat e tyre në kampionate të ndryshëm të Europës, si në Itali, Spanjë, Angli, Francë, Zvicër apo Gjermani. Kombëtarja do të luajë tri ndeshje eleminatore të Kupës së Botës, së pari në 2 shtator pikërisht ndaj Polonisë në Varshavë, pastaj në 5 me Hungarinë në “Elbasan Arena” dhe në 8 shtator, gjithashtu në shtëpi ndaj San Marinos.

Sfidanti.al