Kombëtarja drejt miqësores me Kilin

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë dy miqësore në muajin mars për të përgatitur pjesëmarrjen në Euro 2024. FSHF deri tani ka zyrtarizuar vetëm atë ndaj Suedisë më datë 25 mars në Goteborg, teksa prej javësh negocion edhe me Kilin. Duket se kjo miqësore e dytë do të zyrtarizohet shumë shpejt, pasi edhe vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka konfirmuar pas shortit të djeshëm të Ligës së Kombeve si thuajse të përfunduar akordin. “Në fakt nuk kemi firmosur zyrtarisht, por jemi pothuajse në përfundim të saj, për një miqësore kundër Kilit në Bolonja më 21 mars. Pastaj do të shkojmë për të luajtur ndaj Suedisë. Edhe pse Suedia luan në Grupin C, meriton të jetë në A. Ka momente “jo”, kualifikueset e kaluara për Suedinë nuk kanë qenë në momentin më të mirë. Akoma nuk kemi firmosur marrëveshjen, por jemi thuajse dakord për Kilin”, tha Duka duke shpjeguar kësisoj se kur dhe ku do të luhet sfida ndaj skuadrës së Amerikës Latine.

sfidanti.al