Kolo Muani bëhet çështje në Frankfurt ku sulmuesi francez nuk dëshiron më që të qëndrojë. 24-vjeçari për të cilin klubi gjerman kërkon 100 milionë, kërkon me çdo kusht transferimin te PSG por francezët nuk janë të gatshëm ta paguajnë shumën në fjalë.
Në këtë mëyrë, Muani ka braktisur skuadrën gjermane dhe ka fluturuar drejt Parisit ku ndodhet bashkë me familjen e tij. Telash i vërtetë për “shqiponjat” që gjatë ditëve të fundit refuzuan 70 milionë euro duke pretenduar më shumë për lojtarin që shpërtheu në Kupën e Botës, ndërsa PSG duket se e ka mbyllur këtë çështje pasi njoftoi blerjen e të riut të Lyon, Bradley Barcola.