Atletja shqiptare Luiza Gega, edhe pse vinte pas një dëmtimi ka arritur një rekord të ri kombëtarë, në garën e 3 000 metrave me pengesa.
E pranishme në finale e botërorit të “Diamond Ligë”, në Zyrih, Zvicër, Luiza Gega, theu rekordin që mbante po vetë. Ajo arriti të mbylli garën në kohën 9 minuta, 9 sekonda e 64 të qindtat, thuajse një sekondë më shpejt nga rekordi i mëparshëm, ndërsa në renditjen finale të botërorit ajo arriti në vendin e katërt.
I gjithë podiumi i Zyrihut u formua nga treshja e parë e Botërorit të Budapestit, teksa në vend të parë u rendit keniania Mutile Ëinfred Yavi, e cila përfaqëson Bahrejnin. Ajo fiksoi kohën 9:03.19. Pas saj u klasifikuan dy sportistet e Kenias, Beatrice Chepkoech me kohën 9:03.70 dhe Faith Cherotich me rezultatin 9:07.59.