Klopi ka Zhotanë, Manenë e Salahun, por “mban zi” për Firminon

Një mungesë prej më shumë se 4 javësh për një futbollist të tillë është gjithnjë një problem i madh. Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino do të jetë jashtë fushave për mbi një muaj dhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, e ka të qartë se “duhet të mbajë zi” për të. “Lajmet për Bobin nuk janë të mira, – tha gjermani, – një mëkat i madh që do të mungojë kaq gjatë. Nuk do ta kemi në dispozicion tani, madje as pas ndeshjeve të kombëtareve. Ai mund të jetë jashtë për më shumë se 4 javë”. Ky është dëmtimi i dytë në kofshë në pak muaj, gjë që i ndodhi edhe në barazimin 1-1 me Çelsin. Liverpuli ka lojtarë të tjerë në sulm si Diogo Zhota, Sadio Mane dhe Mohamed Salah, por Firmino mbetet tepër i rëndësishëm. Për ndeshjen tepër të vështirë këtë fundjavë në Premier ndaj Uest Hemit të kuqtë nuk kanë as Keitën, Milnerin, Gomezin dhe Kërtis Xhonsin.

Sfidanti.al