Këtë të hënë klubi i Futbollit Tirana ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Basilio Ndong, një mbrojtës krahu me përvojë në Europë dhe mbi 50 paraqitje me përfaqësuesen e tij. Lojtari u prezantua dje nga drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe konsiderohet një përforcim strategjik për skuadrën bardheblu në vazhdimin e sezonit aktual. Klubi i uroi Ndong mirëseardhjen dhe shumë suksese me fanellën e KF Tiranës, duke shpresuar që përvoja e tij të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave të sezonit.
sfidanti.al

