KF Teuta ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Arbër Cyrbja. Sipas njoftimit të klubit durrsak, ndarja mes palëve është bërë me marrëveshje të ndërsjellë. Klubi ka falënderuar mesfushorin për kontributin dhe angazhimin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e Teutës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.Largimi i Cyrbjas vjen në një moment kur Teuta po punon për riformatimin e skuadrës, në kuadër të objektivave për pjesën e mbetur të sezonit.
sfidanti.al

