Marquinhos kërkon shtetësinë franceze

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Marquinhos, ka njoftuar se do të kërkojë zyrtarisht shtetësinë franceze, duke shprehur hapur lidhjen e fortë që ka krijuar me Francën dhe Parisin gjatë viteve të tij në kryeqytetin francez.

“Mua do të më bënte shumë të lumtur të jem më në fund një parisien francez. Po punojmë për këtë. Bashkëshortja ime tashmë ka aplikuar dhe edhe unë jam duke punuar që ta bëj këtë së bashku me të”, është shprehur mbrojtësi brazilian.

Marquinhos theksoi se ky hap do të ishte një mënyrë simbolike për të vlerësuar gjithçka që Franca dhe Parisi i kanë dhënë atij, si në aspektin profesional ashtu edhe familjar. “Është normale që një pjesë e madhe e imja të jetë parisiene. Fëmijët e mi kanë lindur këtu dhe edhe bashkëshortja ime ka jetuar për një kohë të gjatë këtu me mua që nga momenti kur mbërrita”, shtoi ai.

Braziliani është pjesë e PSG-së prej vitit 2013 dhe konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme në historinë moderne të klubit, duke u shndërruar në një simbol të lidhjes mes lojtarit, qytetit dhe tifozëve parizienë.