Një gol i shënuar nga Kristi Vangjeli 4 minuta para përfundimit ka nderuar Skënderbeun, që ka fituar
1-0 ndeshjen e pare e gjysmëfinaleve të kupës, kundër Teutës.
Ishte një ndeshje ku Skënderbeu kërkonte me çdo kusht të ringjallej, pas humbjes së dhimbshme kundër Partizanit, ndaj kundër Teutës duhej patjetër fitorja.
Ajo erdhi, edhe pse me shumë vuajtje, por në fakt loja e Skënderbeut pati rritje dhe fitorja mund të quhet e merituar.
Teuta luajti një ndeshje të mirë, si zakonisht me një mbrojtje perfekte dhe organizim për t’u pasur zili, por Vangjeli me një goditje perfekte arriti ta thyente në fund, pas një pjese të dytë që u bë shumë e hapur dhe të dyja skuadrat krijuan shumë situata për shënim.
Gjithsesi, 1-0 nuk është një garanci për kualifikim dhe në Durrës pritet një tjetër betejë, por të paktën me këtë fitore Skënderbeu ka rigjetur qetësi.