Skënderbeu ka një dorë edhe nga arbitri, mund Luftëtarin dhe afrohet me titullin

Skënderbeu arriti fitoren e radhës në kampionatin shqiptar duke mundur Luftëtarin me shifrat 2-1. Në ndeshjen e javës së 26-të të Superligës, korçarët shfrytëzuan siç duhet faktorin fushë duke pasur tani 60 pikë në krye të renditjes.

Në stadiumin “Skënderbeu”, vendasit kaluan në epërsi 32-të me anë të sulmuesit Xhejms. Në fund të pjesës së parë, skuadra e trajnerit Ilir Daja fitoi të drejtën e një 11-metërshi, ndonëse vendimi i gjyqtarit ishte i diskutueshëm. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi Lilaj duke dyfishuar shifrat.

Pas pushimit, të dyja skuadrat u përpoqën të shënonin, ndërsa portieri i Skënderbeut, Shehi, pësoi dëmtim dhe u detyrua të zëvendësohej. Në minutën e 71-të, Luftëtari arriti të shkurtonte diferencën me anë të vlonjatit Liçaj, por nuk mundi të bënte më shumë. Korçarët hodhën edhe një tjetër hap drejt titullit, ndërsa gjirokastritët edhe pse humbën mbetën me shpresa për në Europë.

Sfidanti.al