Kur fituan me Skenderbeun, heroi ishte trajneri Ilir Daja. Sapo humbën me Luftëtarin, arktitekti i humbjes quhet përsëri Daja. Ka zëra që thonë se edhe në ndeshjen me Korabin, paska qënë një atmosferë e mëdyshur lidhur me njeriun e stolit, Daja. Por, në mënyrë fatlume, goli i Muzakës ka spostuar valën e pakënaqësisë. Tani, fill pas humbjes pa kushte me gjirokastritët, dëgjohet kori i disa tifozeve që thonë: “ Ik, ik Ilir Daja”. Nga “mbret” kur mundën kampionët, në një fajtor të madh në ndeshjen e Peqinit. Në një fajtor që nuk mund ta marrë gjithë fajin për vete, kur kujton se futbollistët bardheblu dukeshin si të përgjumur, bile shumë larg atij premtimit drogues ..tani jemi për titull.
Nëse zërat tek Tirana, për një prapaskenë për rikthimin e Josës në stol, dalin të vërtetë, atëhere, me plot gojë, do të themi se ky kampionat mund të kritikohet nga ritmi i lojës, por duket tepër i shpejtë, madje frikësues, në shërfilljen rrufe të teknikëve. Një sëmundje që nuk jep shanse për kurim, madje e minon stolin, kur vendimet nxitet edhe nga pasioni i tifozerive.