Partizani, ditë përgatitjeve me mish në zgarë për ndeshjet e Championsit!

Ka nga ata që e duan ekipin gjatë gjithë kohës në punë. Gjithsesi, duket se trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, është disi më ndryshe ndaj edhe vendosi të bënte një ndërprerje nga programi i ngarkuar gjatë fazës përgatitore. Për herë të parë që nga 18 qershori, kur të kuqtë nisën stërvitjet në Pogradec, Zekiç u dha lojtarëve një ditë pushimi. Futbollistët, nën drejtimin e kroatit, patën edhe një drekë të përbashkët buzë Liqenit, ku ata përgatitën vetë mish në zgarë. Një mënyrë për të larguar sa më shumë që të jetë e mundur stresin në prag të dueleve të Championsit, si dhe lodhjen e distancën nga familjet.

Partizani vazhdon prej 9 ditësh fazën përgatitore në Pogradec ku pritet të zhvillojë edhe ndeshje miqësore. Me ekipin janë bashkuar lojtarë si Eros Grezda apo Adnard Mehmeti, Keko apo Qirko, ndërsa kanë rinovuar Telushi e Rrapaj. Në 11 korrik, kryeqytetasit do të luajnë ndeshjen e parë në raundin e parë eliminator në Champions ndaj BATE-s së Borisovit nga Bjellorusia, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arenë”.

Sfidanti.al