Familja miliardere amerikane mund të cilësohet më e urryera në botë, ndëra ato që janë pronare të klubeve sportive. E tillë familja Glejzër, ndërsa tifozët e Mançester Junajtidit dolën sërish në protestë kundër saj, të acaruar në kulm me atë që e cilësojnë “zvarritje të shitjes së aksioneve të klubit”. Dy oferta janë bërë për “djajtë e kuq”, nga një sheik i Katarit dhe nga miliaderi më i madh në Britaninë e Madhe, Sër Xhim Ratklif, por ende nuk ka një afat për shitjen e aksioneve. Ultrasit e Junajtidit kurrë nuk i kanë dashur vëllezërit Glejzër, ndërsa këtë herë bllokuan shitoren e klubit në “Old Traford”.
Sfidanti.al