Vetëm pak orë më parë u zyrtarizua miqësorja e “luksit”, mes “demave të kuq” të Partizanit dhe “verdhekuqve” italianëve të Roma-s, mbrëmjen e 12 gushtit dhe tanimë është bërë i ditur dhe stadiumi. Ndryshe nga çfarë u mendua në fillim, se përballja do të zhvillohej në stadiumin e Partizanit, “Arena e Demave”, dueli do të zhvillohet në “Air Albania” dhe kjo është bërë me dije nga vetë klubi italian.
“Rikthehemi në Tiranë! Roma rikthehet në stadiumin ‘Air Albania’, ku ngritëm në qiell trofeun e ‘UEFA Conference League’ më 25 maj 2022”,- shkruhet në njoftimin e klubit, të shpërndarë në profilin e tyre zyrtar.
sfidanti.al