Fillimisht u interesuan për “katalazatorin” e mesfushës, Moises Kajsedo, mirëpo “blutë” e Chelsea kanë rrëmbyer një tjetër lojtar, që shkëlqeu sezonin e shkuar, me “pulëbardhat” e Brajton, portierin Robert Sançez.
Londinezët do të paguajnë plot 25 milionë paund për “gardianin” spanjoll, shifër kjo e cila ndahet në formulën 20 milionë euro bazë + 5 të tjera bonus. Përsa i përket kontratës personale, Sançez ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë, detajet e së cilë nuk janë bërë ende publike, por e sigurt është që me ardhjen e spanjollit në “Stamford Brixh”, talenti amerikan i portës, Gabriel Slonina do të shkojë në huazim.
sfidanti.al