Rinovimi i Erjon Vucaj, u konsiderua si një nga goditjet e mëdha të Tiranës në merkaton e verës. Ky do të ishte fantazisti i skuadrës së re të Dajës, pikërisht njeriu që i ka munguar prej kohësh kësaj skuadre. Por ish-mesfushori që spikati tek Laçi, pikërisht pas ndeshjes së këtij sezoni me skuadrën kurbinase e humbi vendin e titullarit, ndërsa tani ka humbur edhe një vend në pankinë, duke u transferuar në tribunë. E gjithë kjo situatë e ka nxjerrë jashtë natyrës futbollistin që e tepronte me qetësinë e tij. Vucaj është bërë agresiv, madje i ka kaluar limitet.
Në stëvitjen e fundit ka goditur me grusht një prej futbollistëve afrikanë, për një faull të këtij të fundit, që iu duk i ekzagjeruar, ndërsa më pas ka debatuar ashpër me trajnerin Daja, për të kuptuar se cili do të jetë në të ardhmen statusi ii tij. Thuhet se tani klubi po kërkon ta largojë përfundimisht, por pengesë bëjhet pagesa e lartë e Vucajt, rreth 7 mijë euro në muaj, që do të ishte një faturë e madhe për klubin bardheblu, i cili edhe kështu nuk ka një situatë të shëndetshme financiare. Çfarë po ndodh me Erjonin? Eshtë vërtetë shumë e çuditshme…