Agustin Kola ( ish-sulmues i Tiranës): “ Brezi ynë i futbollit, ata që kanë luajtur me shpirt dhe pa para, duhet jenë më trima kur flasin dhe mos të gënjehemi me qoftet që japin presidentët”.
Vasil Ruci ( ish-sulmues i Flamurtarit): “ Vlonjatët kanë hedhur në det italianët, ndërsa Federata dashka të pushtojë Vlorën!”
Sulejman Starova ( trajner i Partizanit): “ Çfarë u kam thënë futbollistëve para ndeshjes me Skënderbeun? E keni dëgjuar atë Osmanin e moçëm..Shkoni në fushë dhe nuk do shumë mundim që ta bëni të pendohet”
Rustem Gjata ( futbollist i Teutës): “ Rikthimi i Gash Maganit në klubin e Teutës? Si në një film , ku babai kthehet në familje…”
Bujar Pregja ( shef i arbitrave) : “ Mos bëni dramë qe disa arbitra nuk i kapën normat. Nuk është meritë e “mësuesve” të huaj, siç thoni ju, por meritë e vetë arbitrit që diskutojne akoma normat..”
Andrea Agostineli ( trajner i Skënderbeut): “ Unë di aq shumë për Partizanin sa nuk mund të flitet për mistere dhe për sekrete. Nuk do të jetë dasmë si me Tiranen”