A e mbani mend Flamurtarin, kur luante me Barcelonën dhe eleminonte Partizanin e Beogradit? Skuadra e tanishme, që quhet po Flamurtari, nuk ka asnjë lidhje me të atëhershmen dhe po kalon momentet më të vështira të historisë, aq sa rrezikon të shpërbëhet nga borxhe të vjetra dhe të tanishme.
Administratori Idrizi betohet se nuk do të paguajë asnjë lek, për kontatat e prapambetura që nuk kanë lidhje me të dhe ka të drejtë, por FSHF vazhdon ta kërcënojë me penalizime të rënda, të cilat mund ta zbresin skuadrën një kategori më poshtë. Vasil Ruci thotë se vlonjatët hodhën Italinë në det dhe jo më të pyesin për Federatën, por klubi ka edhe borxhe të reja me futbollistët aktualë, si dhe të larguarit që i kanë fituar gjyqet, duke filluar nga ish-trajneri Gjoka, Veliu, Arbri dhe së fundi Vucaj.
Mundësia e vetme që ofron FSHF-ja është t’i mbajë klubit paratë e të drejtës televizive, duke kuptuar se kjo çështje nuk mund të zhgjidhet me kërcënime, por nga ana tjetër, paratë e trasmetimit a janë të pamjaftueshme për të larë malin e borxheve të klubit vlonjat.