Luftëtari, padyshim një nga skuadrat më e këndëshme për t’u parë në këtë sezon, ka frenuar edhe Kukësin kryesues, me një barazim 2-2. Ndeshja u hap nga vendasit, që pesë minuta pas vërshëllimës së parë të arbitrit, me një ekzekutim perfekt të Rexhinaldos. Gjirokastritët, jo vetëm që nuk kanë nguruar përballë Kukësit, madje në pjesën më të madhe të ndeshjes kanë dominuar. Në të 36’, ka pasur një 11-metërsh për miqtë, të vërshëllyer nga arbitri Klajdi Kola, por që ishte mjaft i diskutueshëm. Pejiç shënon, duke i çuar me rezultat të barabartë skuadrat në dhomat e zhveshjes. Por kur Luftëtari ishte në momentet më të mira, Emini, i ndihmuar edhe nga pavëmendja e portjerit Ruço, e kalon Kukësin në avantazh. Sidoqoftë, ndeshja mbyllet në barazim, kur tre minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Donald Rrapo shënon një gol të mrekullueshëm.
Teuta fiton tre pikë shumë të rëndësishme, në ditën e fundit të fazës së dytë të kampionatit, madje duke i marrë në një fushë shumë të vështirë, siç është ajo e Laçit. Dy gola Ribaj, një me 11-metërsh, por ka edhe një të tillë për vendasit, por të shpërdoruar nga Akuinjo. Korabi ndalon Flamurtarin dhe më në fund gjen Plakun, i cili pasi i humbi sërish rastet e tij, u ndihmua edhe nga një gafë e portjerit Frashëri dhe e rifuti skuadrën dibrane në garë. Suad Licit ha përpara ndeshjes, se tek Vllaznia – Tirana nuk duhet të prisnin fitues, pasi janë dy skuadra që u mungojnë sulmuesit tipikë… dhe i gjeti të gjitha.
Java XVIII/ Rezultatet
Luftëtari – Kukësi 2-2
Laçi – Teuta 0-2
Vllaznia – Tirana 0-0
Korabi – Flamurtari 1-0
Skënderbeu – Partizani (17:00)