E cilëson fitoren në derbi të merituar dhe po ashtu edhe kryesimin e Superligës nga ekipi i tij. Tedi Cara beson se tani në moshën 22-vjeçare do të ketë realizim të disa ëndrrave të karrierës, duke nisur me titullin. “Mendoj se ne jemi favoritë për titullin, – shprehet sulmuesi, – nuk habitem që jemi në krye, as unë dhe as shokët e mi, pasi ekipi është ndërtuar për të dalë kampion. Në derbi të gjithë e panë që ne e merituam dhe do të jetë një nxitje psikologjike pasi kishim 1 vit e gjysmë që nuk po dilnim mirë”. Cilat janë ëndrrat e tij? “Në 2022 m’u realizua ëndrra e parë që debutova në kombëtare, – thotë ai, – tani dua që të dal kampion me Partizanin dhe si të gjithë lojtarët dua që të luaj jashtë vendit, në një kampionat më të fortë”.
Sfidanti.al