Nuk u besojmë dot veshëve nëse ishim apo jo ne që dëgjuam se mesfushori holandez pati probleme në “Kamp Nou” verën e kaluar. Frenki De Jongu u la në stol, iu kërkua ulja e rrogës dhe kalimi tek Mançester Junajtidi, por ai rezistoi ndërsa sot kemi panoramë krejt tjetër. Mediat angleze i qajnë hallin trajnerit të “djajve të kuq”, Erik Ten Hagut, që nuk do ta marrë dot De Jongun sepse Barcelona sot e mendon atë të pazëvendësueshëm. Presidenti Laporta ka thënë se nuk ka menduar kurrë ta largojë, ndërsa trajneri Ksavi e konsideron si pasardhës të Busketsit që do të largohet sipas të gjitha gjasave në fund të sezonit. Holandezit nuk po i kërkohet më as ulja e rrogës.
Sfidanti.al