A do ta bëjë nigeriani Mba “vezën” e Xhuliano Skukës?!

Pas shumë tratativash, më në fund Partizani ka gjetur zëvendësuesin për Xhuliano Skukën. Vendin e golashënuesit që u largua në merkaton e janarit, e ka marrë Kristian Mba. Sulmuesi është prezantuar zyrtarisht nga klubi i kuq i kryeqytetit.  Futbollisti nigerian 23-vjeçar transferohet te Partizani nga kampionati kosovar, ku spikati me skuadrën e Trepçes. Kristian Mba ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysmë me opsion rinovimin edhe për një vit tjetër. Për sulmuesin klubi i kuq shpenzoi 100 mijë euro. Me nigerianin, Partizani shpreson të zgjidhë problemin me sulmin, pas largimit të Skukës.

Sfidanti.al