Skënderbeu dhe Vllaznia nisin sot javën e nëntë dhe të fundit të xhiros së parë në Kategorinë Superiore. Pas ndalesës së imponuar nga kombëtaret, skuadrat bëjnë mirë të kursejnë sa më shumë energji pasi kalendari do të jetë shumë i ngjeshur deri në ndeshjet e radhës së Shqipërisë në mesin e muajit të ardhshëm.
Në këtë mënyrë, sot në Korçë, vendasit do të kërkojnë të ruajnë trendinpozitiv ndërsa shkodranët të thyejnë mallkimin e javëve të fundit. Peshat e lehta do të zbresin në fushë edhe nëser ku Kukësi dhe Teuta do të ndeshen në verilindje për t’iu shkëputur sa më shumë fundit, ndërsa Dinamo pret Laçin e rilindur dhe me objektiv zonën europiane. Surprizat vijnë të hënën ku Partizani dhe Tirana të sfilitur nga derbi do të luajnë sërish. Bardheblutë të dërrmuar edhe moralisht presin në “Selman Stermasi” Egnatian kryesuese ndërsa të kuqtë sfidojnë Erzenin.
sfidanti.al