Kategoria Superiore, ngjishet kreu

Dueli mes Tiranës dhe Skënderbeut i cili përfundoi me shifrat 2-1 për kryeqytetasit, mbylli siparin e javës së shatë në Superiore. Rivalitet i ashpër për kreun në këto javë të para, me Vllazninë që kryeson me 13 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Elbasani me nga 1 pikë më pak. Ndërkohë në diferencë të ngushtë pikësh me kryesuesit ndodhen edhe Egnatia dhe Dinamo, vetëm 2 pikë larg. Në krahun tjetër edhe Teuta dhe Tirana arritën të siguronin 3 pikë  të arta, duke u larguar nga zona e ftohtë, që momentalisht ndodhen Skënderbeu, Bylisi dhe Laçi.

sfidanti.al