Baba Mondi dhe ..baba Mandi! I pari njihet nga të gjithë bektashinjtë e mbarë botës , kurse i dyti po shpallet si “baba” në botën e vogël dhe të tretur të futbollit tonë. Këto ditë , ngaqë është lakuar me frekuencë, gati në mbarë botën, emri i Baba Mondit, lidhur me idenë e krijimit të shtetit bektashi, sapo lindi në mjediset e futbollit dhe pagëzimi i radhës per shefin e futbollit ..“baba Mandi”…
Baba Mondi dhe… “baba Mandi” ! Që të dy janë bektashinj, që të dy janë shumë të njohur në botët e tyre, pasi njëri është i pari në botë për bektashinjtë, kurse tjetri është i dyti në Europën e futbollit, ne UEFA .
Po pse i kemi vënë pranë njëri- tjetrit, kur baba Mondi është shumë larg futbollit dhe “baba Mandi”..shumë larg teqeve? Sepse kanë fatin e madh të kenë nga një “shtet të vogël “ si dhuratë. Baba Mandi ka mbi 20 vite që ka krijuar shtetin e tij të futbollit,me rregullat dhe ligjet e tij, kurse baba Mondi.. do ta ketë së shpejti , për të cilin thotë se do të marrë vendime me dashuri dhe urtësi.
..Baba Mondi njihet nga të gjithë edhe prej mjekrës së bardhë, kurse “baba Mandi” i ka bërë me mjekër të bardhë…gjithë ata që presin të rikthehen ditët e futbollit të vërtetë..
Sfidanti. al