Superiorja do të kthehet pas dy javësh. Aktualisht do të jetë pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Elita e futbollit shqiptar rezervon përballje interesante në javën e shtatë. Egnatia – Dinamo, dy skuadra që pretendojnë Final Four, do të masin forcat për herë të parë në këtë edicion. Interesant është edhe takimi me Flamurtarit dhe Partizanit. Të dyja skuadrat ndodhen në fundin e tabelës. Më tej Vllaznia udhëton në transfertën e Bylisit, ndërsa Elbasani pret Vorën. Tirana do kërkojë vazhdimësinë, ndërsa përballë do ketë Teutën. Durrsakët po bëjnë mjaft mirë këtë sezon.
Java VII
Elbasani – Vora
Bylis – Vllaznia
Tirana – Teuta
Flamurtari – Partizani
Egnatia – Dinamo
Sfidanti.al