Flick pranon problemet e Barcelonës

Pas disfatës së thellë 4–1 ndaj Sevillas, trajneri i Barcelonës Hansi Flick u shfaq para medieve me tone të qeta, por autokritike. Ai pranoi problemet, duke theksuar se dështimi nuk lidhet me mënyrën e lojës, por me gabimet individuale të lojtarëve:

“Ata nisën ndeshjen me shumë agresivitet, ndërsa ne nuk arritëm të gjenim ritmin. Në pjesën e dytë reaguam, por ishte vonë. Duhet të përqendrohemi te gabimet që nuk duhet t’i përsërisim.”

Flick vlerësoi reagimin emocional të skuadrës pas ndeshjes:
“Në dhomat e zhveshjes pashë zemërim, zhgënjim, por edhe dëshirë për t’u përmirësuar. Kjo më jep shpresë. Tani kemi një periudhë pushimi dhe do të punojmë fort për t’u ngritur sërish.”

Trajneri gjerman e përjashtoi mundësinë që problemi të jetë taktik:

“Nuk është çështje formacioni apo sistemi loje. Thjesht bëmë shumë gabime individuale. Penalltia e humbur mund ta kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, por duhet të mësojmë nga kjo, siç ndodhi edhe kundër PSG-së.”

Në fund, Flick pranoi se ekipi humbi kontrollin në disa zona të fushës, por u përpoq të mbetej optimist:

“Humbja në Milano ishte më e rëndë, por edhe kjo dhemb shumë. Do të na shërbejë si mësim. Pushimi që vjen do të jetë i vlefshëm për rikuperim dhe reflektim. Duhet të reagojmë menjëherë.”

sfidanti.al