Kanë përfunduar 4 ndeshje të vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Parë. Apolonia ka surprizuar Burrelin, duke fituar 1-0 në “Liri Ballabani” falë golit të shënuar nga Trifoni në pjesën e dytë. Surprizën e madhe të ditës e bën Erzeni, që mposht 3-2 Besën në Rrogozhinë dhe merr fitoren e parë të këtij sezoni në kampionat. Nuk ndalet Vora, që fiton 3-1 në transfertë përballë Lushnjës dhe konsolidon pozitat e vetme në krye të renditjes së Kategorisë së Parë. Mjafton një gol Ajazit në pjesën e parë, që Kastrioti të mposhtë 1-0 Kukësin. Nesër do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës së 19-të të Kategorisë së Parë.
sfidanti.al