Ndeshja Apolonia – Bylis ka mbyllur fazën e parë të Kategorisë së Parë dhe pavarësisht se ishte një 90 minutësh interesant, nuk pati asnjë fitues, pasi takimi përfundoi në barazim 1-1. As perla e Raboshtës, në të 15’, pas roveshiate të ekzekutuar në mënyrë perfekte, nuk ndikoi për t’i dhënë tri pikë Bylisit, në një transfertë kaq të vështirë. Skuadra e Memushit vazhdon të jetë 10 pikë prapa Lushnjës kryesuese dhe me këtë ecuri po e kompromenton objektivin për t’u kthyer në Superiore.
Ndërsa Apolonia, pavarësisht raste të shumta të shpërdoruara nga futbollistët e vijës së parë, Krasniqi dhe Uzuni (ky i fundit ishte edhe i pafat, pasi një top i goditur nga rreth 10 metra iu përplas në traversë), është një mbrojtës që barazon rezultatin, pikërisht Broshka në të 64’. Apolonia mbetet në kuotën e 10 pikëve, vetëm dy më shumë se zona e ftohtë.
Rezultatet/ Java IX
Grupi A
Erzeni – Iliria 5-0
Mamurrasi – Tërbuni 1-0
Kastrioti – Besa 1-0
Besëlidhja- Shënkolli 2-0
Kamza – Burreli 1-0
Grupi B
Sopoti – Shkumbini 2-0
Tomori – Elbasani 2-0
Turbina – Dinamo 0-1
Pogradeci – Lushnja 3-3
Apolonia – Bylis 1-1