Nuk matet dot me një moment, ajo që një futbollist jep për skuadrën e tij në një ndeshje. Nuk mund të vlerësohet ndryshe as niveli i Elseid Hysajt, tashmë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë, pas suksesit me Fiorentinën. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pati një moment të vështirë, pikërisht në fund të takimit, kur u detyra të merrte të verdhën e dytë, pra edhe të kuqen, duke e lënë Napolin me 10 futbollistë. Kjo, pasi pak ditë më parë shkaktoi autogol në ndeshjen ndaj Sampdorias po në “San Paolo”, që përfundoi gjithashtu me fitoren e Napolit.
Kundër skuadrës nga Firence, Hysaj ishte shumë aktiv, duke mbuluar mirë sektorin e tij në të djathtë të mbrojtjes, e duke ndihmuar disa herë edhe sulmin. Ai ishte pjesë e një skuadre fituese që e meritoi kualifikimin. Fatkeqësi, që shkodrani do të humbasë gjysmëfinalen ndaj Juventusit ose ndaj Milanit, ndonëse më i rëndësishëm është fakti se ai është bërë sërish titullar i padiskutueshëm i skuadrës së trajnerit Mauricio Sarri, dhe që pretendon në të tre frontet, në Serinë A, në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampionëve.
Sfidanti.al