Kampionat me “telekomandë”, skuadrat e mbijetesës mundin favoritët

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-të në Abissnet Superiore, të cilat janë luajtur të gjitha në të njëjtin orar dhe kanë dominuar ekipet që luajnë për mbijetesën.

Flamurtari ka fituar 1-4 në transfertën ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”. Dopietë e Bolzan dhe golat e Divara dhe Erald Maksutit për vlonjatët, golin e vetëm për të kuqtë e shënoi Altin Bytyçi nga distanca.

Vora fitoi 4-2 ndaj Elbasanit. Golat për skuadrën e drejtuar nga Arian Bellai u shënuan nga Daka në pjesën e parë, Luiz Felipe dhe dopietë e Bernard Karrica në pjesën e dytë. Për verdheblutë shënuan Boje dhe Bunjaku.

Dinamo fitoi 2-0 ndaj Egnatias në “Air Albania”, falë dopietës së Malomo Ayodeji. Tirana e Orges Shehut mori një fitore të jashtëzakonshme 0-1 në “Niko Dovana” ndaj Teutës, falë golit të Rimal Haxhiut në pjesën e dytë. Vllaznia u mund 0-2 në shtëpi nga Bylis.

sfidanti.al