Kaçurri merr ftesë nga Alban Bushi

Një emër i ri po rritet në skuadrën e Arsenalit. Maldin Kaçurri, lojtari shqiptar i cili zbriti në fushë me “Topçinjtë”, duke debutuar në Kupë kundër Boltonit, ka qënë i gatshëm në ndeshjet e fundit në stol për Artetën edhe në Premier Ligë. Mbrojtësi që ka një fizik të admirueshëm, mësohet se do të rikthehet të veshë fanellën kuqezi pas një viti mungesë. Ndeshja e fundit që Kaçurri ka luajtur për moshat e Shqipërisë ishte në tetorin e vitit 2023 në miqësoren që kuqezinjtë e moshës U-19 kanë zhvilluar me Turqinë dhe tani trajneri i Shpresave Alban Bushi ka rezervuar një ftesë për Maldinin. Më datën 15 tetor, Kombëtarja U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të këtij Europiani, ndaj Armenisë në shtëpi. Edhe pse kuqezinjtë fituan në transfertë muajin e kaluar me Zvicrën jashtë fushe, llogaritë për t’u renditur në vendin e dytë janë pothuajse të pamundura.

sfidanti.al