Juventus, Bajern, Sëlltik apo Bazeli, ja dominuesit e Europës

Një kampionat është më i bukur kur ka më shumë rivalitet dhe kur kampionët ndërrohen. Gjithsesi, shpesh herë (sidomos në Europën e sotme) ndodh që një ekip krijon një cikël të tillë që harron të mbyllet. Në traditën e dikurshme të Dinamos së Berlinit apo CSKA-së së Sofies (10 herë radhazi kampion), janë sot disa skuadra të tjera.

Bazeli ka dalë për herë të 8-të radhazi kampion i Zvicrës, një dominim që po i afrohet atyre që përmendëm më lart. Sëlltiku sapo e ka fituar për herë të 6-të radhazi titullin në Skoci, dhe Juventusi në Itali është shumë pranë “Skudetos” po të 6-të radhazi. Në Greqi, Olimpiakos është në shifrën 7, ndërsa në Kroaci, Dinamo e Zagrebit u ndal në kuotën 11. Për të 12-ën radhazi nuk ia doli për meritë të Rijekës.

Bajerni sapo fitoi Bundesligën e pestë radhazi, ndërsa Skënderbeu në Shqipëri do të synojë të jetë kampion për të 8-ën herë varg. Duket gjë e vogël që PSG ka fituar 4 tituj radhazi në Francë, Benfika 3 të tillë në Portugali dhe Salcburgu po 3 herë radhazi në Austri.

Sfidanti.al