Julian Nagelsman, shkon tek Bajerni apo tek Barcelona?!

Në Mynih kanë planet e tyre, gjithnjë duke e konsideruar një “projekt B”, por për emrin e tij po mendojnë edhe në “Kamp Nou”. Nuk dihet sesa mund të cilësohet lajm i vërtetë apo i rremë, por mediat spanjolle shkruajnë se presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, po mendon Julian Nagelsmanin për stolin, duke e cilësuar Ronald Kumanin si njeri të Bartomeut. E vërtetë që ish-presidenti mori trajnerin e tanishëm, i cili nuk duket në pozita shumë të këqia duke pasur parasysh problemet që pati klubi dhe skuadra. Gjithsesi, të përditshmet thonë se Laporta po mendon për Nagelsmanin e Lajpcigut, që e vlerëson si njeri të futbollit sulmues e kombinativ, sipas traditës së Johan Krujfit e Pep Guardiolës. Për Nagelsmanin mendon edhe Bajerni, nëse Hansi Flik kalon te kombëtarja e Gjermanisë. Ndërkaq, Laporta po përpiqet të bindë Mesin se Barcelona do të ketë një skuadër fituese dhe i ka thënë se klubi ka hapur bisedimet e Kun Agueron. Nuk dihet nëse kjo mund të mjaftojë për kapitenin.

Sfidanti.al