Japonia bën revolucion në futboll, penallti me detyrim për të hequr barazimin

Penallti me detyrim pas kohës së rregullt, nëse dy skuadrat që luajnë në fund të 90 minutave janë në barazim. Ky është rregulli i ri që J1 League, liga e futbollit japonez, ka futur në miniturneun “J League 100 Years”, që i paraprin kalendarit europian (ndeshje nga gushti në maj). Rregulli është aplikuar gjatë ndeshjeve të para fundjavën që shkoi. Katër ndeshje ishin në barazim pas kohës së rregullt dhe u gjuajtën penallti. Si funksionon pikëzimi? Me rregullin e ri, skuadra që fiton me penallti merr 2 pikë, kurse skuadra që humb merr një pikë. Kështu, në lojë janë 3, 2, 1 dhe 0 pikë.

Pse po e heq barazimin Japonia? Ky ndryshim synon që ta bëjë futbollin më spektakolar. Për momentin bëhet fjalë për një eksperiment, që do të aplikohet në mini-sezonin nga shkurti në qershor. Nuk është parashikuar në princip që kjo masë të shtyhet në muajt pasardhës, gjithçka do të varet nga suksesi i iniciativës.

sfidanti.al