Rrëfimi i Ronald Araújo për shëndetin mendor

Në botën e sportit profesionist flitet shpesh për kontrata milionëshe, trofe dhe performancë. Shumë më pak, megjithatë, flitet për shëndetin mendor – një aspekt që vazhdon të nënvlerësohet. Në qendër të vëmendjes e ka sjellë Ronald Araujo mbrojtësi i Barcelonës, i cili në një intervistë për Mundo Deportivo u shpreh hapur për presionin dhe ndjeshmërinë që përjetojnë futbollistët.

“Jemi njerëz, përveçse futbollistë. Paratë nuk janë gjithçka. Jemi me fat që bëjmë atë që bëjmë, por ekziston njeriu, ekzistojnë ndjenjat.”

Deklaratë e fortë dhe e drejtpërdrejtë, që rikujton se pas çdo lojtari qëndron një individ me emocione, pasiguri dhe momente të vështira.