Itali, Ministri i Sportit kërkon dorëheqjen e Presidentin të Federatës

“Është e qartë për të gjithë se futbolli italian duhet të rindërtohet dhe se ky proces duhet të fillojë me një ripërtëritje të drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC)”, deklaroi Ministri i italian Sportit, Andrea Abodi në një deklaratë.

“Qeveria ka demonstruar konkretisht, gjatë viteve, angazhimin e saj ndaj të gjithë lëvizjes sportive italiane. Unë besoj se është objektivisht e pasaktë të përpiqesh të mohosh përgjegjësinë e saj për dështimin e tretë radhazi në Kupën e Botës, duke akuzuar institucionet për dështim të supozuar dhe duke nënvlerësuar rëndësinë dhe profesionalizmin e sporteve të tjera”, shtoi ai.

Abodi vazhdoi: “Do t’i kërkoj Gravinës të japë dorëheqjen: Pres pak dinjitet prej tij.”

sfidanti.al