Ardian Ismajli nuk është shumë i madh në moshë, por dëmtimet nuk po e lënë të qetë, dhe ja ku e pësoi për herë të gjashtë në dy sezonet e fundit. Mbrojtësi 28-vjeçar la fushën e lojës pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Juventusit dhe Empolit për Serinë A, që vendasit në fund e fituan 4-1. Futbollisti I kombëtares shqiptare ka një problem muskulor, ndonëse do të duhet të bëhen vizitat e hollësishme mjekësore që të përcaktohet shkalla e dëmtimit, dhe koha që do t’i duhet për t’u riaftësuar.
Shpresohet që të mos ketë shqetësime të mëdha, dhe të mos rrezikojë ndeshjet në Serinë A dhe pastaj ato me kombëtaren në mars. Duhet theksuar se Ismajli nuk ka pasur fat kohët e fundit. Ai është lënduar të paktën 11 herë në tre sezone, dhe ka humbur jo pak, por plot 29 ndeshje, si dhe ka bërë pushim për 183 ditë. Gjithsesi, problemet që pati në 11 janar kaluan shpejt, dhe qendërmbrojtësi nuk humbi asnjë përballje.
Padyshim, që lideri I mbrojtjes do t’i mungojë shumë Empolit, sepse është mbrojtësi më I mirë I ekipit, dhe njëri nga më të mirët e sezonit në Serinë A, ndërsa skuadra toskane rrezikon rënien nga kategoria. Tek Arkiva e Sportit ka video Empoli-Inter Ismajli Strakosha, në datat 11, 12 apo 13 janar ka kronikë tek lajmet për dëmtimet e mbrojtësve Gjimshiti dhe Ismajli.
sfidanti.al