Tashmë nuk është më surprizë që Carlo Ancelotti do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Real Madrid-it, sido që të shkojnë gjërat deri në verë. Te Real-i kanë piketuar trajnerin e ri që me shumë mundësi do jetë Xabi Alonso, nga ana tjetër edhe Carlo Ancelotti duket se nuk do të qëndrojë pushim. “Diario AS” raporton se Roma ka nisur që tani bisedimet për të bindur trajnerin italian që t’u bashkohet verdhekuqve në fund të sezonit. Pas shkarkimit të Ivan Juric, Roma ia besoi stolin për të tretën herë Claudio Ranieri-t deri në fund të sezonit. Mesa duket Familja Friedkin ka zgjedhur Ancelotti-n si trajner për sezonin e ardhshëm. Carlo është një “dashuri” e vjetër për kryeqytetasit, pasi ka luajtur për 8 sezone me ta si lojtar, 227 ndeshje, ku ka fituar një kampionat dhe katër herë Kupën e Italisë.
sfidanti.al