Arsenal huazon mbrojtësin e ri të Shqipërisë U21

Jo të gjithë kanë mundësitë shkëlqejnë në moshën 18 apo 19-vjeçare, dhe Maldin Kacurri këtë e ka kuptuar mirë. Mbrojtësi adoleshent shqiptar, i thirrur edhe në ekipin Shpresa nga trajneri Alban Bushi, është larguar nga Arsenali për në një ligë shumë më poshtë. Tetëmbëdhjetëvjeçari do ta vazhdojë karrierën në kategorinë e katërt angleze, tek Bromlei, pra duke braktisur Premier Ligën dhe një klub gjigand si “topçinjtë”. Ai është huazuar deri në fund të sezonit. Gjithsesi, futbollisti i Shqipërisë U21 po kthehet në shtëpinë e tij të parë, në ekipin ku nisi karrierën dhe ka luajtur me ekipet e moshave nga 10 deri në 15 vjeç.

sfidanti.al