Inzagi “lutet” për Handanoviçin, dhe beson ende tek titulli

Ajo që ndodhi në fushën e Bolonjës ishte një katastrofë, edhe pse mund t’i ndodhë kujtdo. Interi humbi një “top për të fituar ndeshjen” (siç thuhet në tenis), por trajneri Simone Inzagi e ka për detyrë që të vazhdojë të shpresojë për fitoren e titullit. Sot është ditë e re, ndeshje e re në orën 18:00 në fushën e Udinezes, e cila duhet fituar me patjetër. Problem i madh është mungesa e mundshme e portierit dhe kapitenit Samir Handanoviç, i cili nuk ishte në stadiumin “Dal ‘Ara” të Bolonjës, ku zëvendësuesi i tij, Radu, bëri gafën e rëndë. “Për Handanoviçim kemi ende shpresë që mund të luajë, – thotë Inzagi, – nëse nuk ia del, do të luajë Radu. Nuk do të kemi Bastonin dhe Çalhanoglunë, por kthehen Gosensi dhe Vidali. Nuk duam të mendojmë për Milanin, por për Udinezen. Kemi ende shpresë sepse ky është një kampionat që çdo të diel ka të papritura”.

Sfidanti.al