Mediat, kohëve të fundit kanë bërë publik lajmin që sulmuesi i Bolognas, Santiago Castro, pëlqehet nga Interi. Pikërisht për këtë temë ka folur vetë Castro, në një intervistë të dhënë së fundmi.
A e dini që Interi po ju ndjek?
“Unë nuk mendoj për këtë. Mund ta marr si motivim, po, por duhet të përqendrohem vetëm në ekipin tim, për të bërë mirë këtu.
Idhulli juaj? “Kur fillova të ndjek futbollin, Milito nga Interi. Pastaj Pratto nga Vélez, me të cilin kam luajtur gjithashtu. Dhe padyshim Lautaro.”
sfidanti.al