Ish-presidenti legjendar i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka reaguar ashpër ndaj shifrave marramendëse të transferimeve gjatë merkatos së verës. Në një prononcim për mediat gjermane, ai e quajti situatën “plotësisht të çmendur” dhe paralajmëroi se humbja e masës mund të sjellë pakënaqësi të madhe te publiku.
“Mendoj se ajo që po ndodh është plotësisht e çmendur. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, njerëzit përfundimisht do të pyesin: ‘A janë ende të shëndoshë mendërisht?’” – tha Hoeness.
Duke e krahasuar jetën e përditshme të qytetarëve me shifrat e futbollit, ai shtoi:
“Unë punoj për 2,000 deri në 3,000 euro neto në muaj, dhe në të njëjtën kohë, 30, 40, 50 milionë euro shpenzohen për lojtarë mesatarë.”
Hoeneß ka qenë prej vitesh një nga figurat më të zëshme në futbollin gjerman për financat e klubeve dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për më shumë përgjegjësi dhe kufizim të shpenzimeve.