Duhej të kishte qenë një nga realizimet e sezonit. Odise Roshi shënoi një të tillë që normalisht quhen “eurogola”, veçse gëzimi dhe festimi i tij shkuan kot. Futbollisti i kombëtares shqiptare u tregua tepër i saktë dhe i fortë në rrjetën për Ahmatin e Groznit në fushën e Lokomotivës së Krasnodarit, veçse gjyqtari e anuloi këtë “perlë”. Kjo sepse aksioni që solli golin e Roshit u nis nga pozicioni jashtë loje.
Një mëkat i vërtetë për 29-vjeçarin që luajti sezonin më të mirë të karrierës, në të cilin realizoi 7 gola e shërbeu 3 asistë, ndërsa ishte në fushë për 28 ndeshje. Fati i mirë ishte që Ahmati i Groznit nuk ra nga kategoria, ndonëse nuk është e sigurt nëse Roshi do ta vazhdojë aty karrierën edicionin e ardhshëm
Sfidanti.al