Natyrisht, gjysma e parë e sezonit ishte më e lehtë, sepse u luajt në Bundesligën e Austrisë. Vështirësia për Erling Halandin erdhi pas dhjetorit, kur u bashkua me Borusian e Dortmundit, në Bundesligën më të fortë, atë të Gjermanisë, por as aty nuk zhgënjeu. Sulmuesi 19-vjeçar (mbush 20 në 21 korrik), është duke mbyllur një sezon me shifra të niveleve të Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos më të mirë. Në total, norvvegjezi ka realizuar 44 gola në 38 ndeshje, nga të cilat 28 rrjeta në 22 takime për Salcburgun, dhe 16 në 17 sfida për Dortmundin.
Duke pasur parasysh moshën e tij tepër të re, dhe faktinm se 10 gola janë shënuar në Champions (në 8 ndeshje) e 13 në Bundesligën gjermane, atëherë mund të thuhet se potenciali i Halandit është i pamasë. Edhe pse ka kritika se ai duhet të përmirësohet, nuk ka asnjë dyshim për aftësinë e tij para portës, dhe kjo është gjëja kryesore për një sulmues. Dy golat e tij të fundit u shënuan në fushën e Lajpcigut, një rivali të fortë, dhe i garantuan Dortmundit vendin e dytë në kampionat.
Sfidanti.al